NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren në takim me anëtarë nga kryesia qendrore diskutoi për situatën politike, ekonomike dhe të sigurisë në të cilën po kalon Kosova.
Sipas tyre, alternativa e vetme e dëshmuar deri më tani për kthim të shpresës, zhvillimit ekonomik, dhe sigurisë në vend është NISMA Socialdemokrate.
“Kthimi i frymës socialdemokrate në Institucionet e vendit tashmë është kthyer në domosdoshmëri në mënyrë që situatën e rënduar në të cilën po kalon vendi ta kthejmë në shpresë për qytetarët e Kosovës.”, shkruajnë nga zyra për informim e NISMA Socialdemokrate në Prizren./TVPrizreni/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.