LAJME

Nis takimi Lajçak-Petkoviq

Nis takimi Lajçak-Petkoviq
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2024, 12:59

Ka nisur takimi mes emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq në Bruksel.

Takimi ka filluar rreth orës 11:30, raportoi mediumi serb “Tanjug”.

Pas takimit me Petkoviqin, Lajçak pritet të takohet edhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Ende nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika