Që nga dita e djeshme ka nisur pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren.
Lidhur me situatën, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka deklaruar se Ministria e Infrastrukturës tashmë e ka përgatitur projektin për sanimin e skarpateve, mirëpo realizimi i tij është bllokuar për shkak të procedurave në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP).
“Ministria jonë e ka hartuar projektin për sanimin e skarpateve dhe kontrata është dhënë më 10 prill 2026. Megjithatë, për shkak të ankesave, ky projekt po mbahet në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), përtej çdo afati të arsyeshëm” – ka thënë ai.





