LAJME

Nga një muaj paraburgim policëve të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut

Nga një muaj paraburgim policëve të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Korrik 2025, 17:20

Gjykata në Lipjan ka caktuar masën e paraburgimit për pesë policët e përfshirë në rastin e 24-vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili vdiq pas arrestimit.

Të njëjtit po hetohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Agon Zejnullahu vdiq në orët e para të mëngjesit të së hënës, pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës, me dyshimin se po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugët e Lipjanit. Në një prononcim në KTV, vëllai i viktimës, Alban Zejnullahu, ka thënë se ai ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia gjatë arrestimit./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika