LAJME

Nëna raporton zhdukjen e djalit të saj 22-vjeçar në Prizren, ishte liruar nga paraburgimi dy ditë më parë

Nëna raporton zhdukjen e djalit të saj 22-vjeçar në Prizren, ishte liruar nga paraburgimi dy ditë më parë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Tetor 2025, 15:09

Një rast shqetësues është raportuar në Prizren, ku një nënë ka njoftuar Policinë për zhdukjen e djalit të saj 22-vjeçar, i cili ishte liruar së fundmi nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali, raporton Sinjali.

Sipas burimeve të sigurta, R. Sh, ka deklaruar se më 8 tetor 2025, djali i saj M.N., rreth 22-vjeçar ishte liruar nga paraburgimi dhe ajo kishte shkuar për ta marrë. Megjithatë, ai ka refuzuar të kthehet në shtëpi me nënën dhe është larguar në drejtim të panjohur në këmbë.

Që nga ajo ditë, familja nuk ka pasur asnjë kontakt me të riun, ndërsa nëna e tij ka shprehur shqetësim se ai mund të ketë telashe shëndetësore, pasi më herët ishte përdorues i substancave narkotike, ndonëse nuk posedon vërtetim mjekësor për këtë.

Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar i Stacionit Policor në Prizren, i cili pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit ka iniciuar rastin si “Person i zhdukur”.

Policia e Kosovës ka nisur veprimet hetimore për gjetjen e M.N., ndërsa familja apelon për ndihmë nga qytetarët që mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij./Sinjali

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika