LAJME

Në komunën e Prizrenit u mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Në komunën e Prizrenit u mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Gusht 2022, 14:08

Të premten, në Shtëpinë e Bardhë, është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi e komunës së Prizrenit.

“Gjatë këtij takimi, u diskutuan shumë çështje të sigurisë për qytetarët, e theks i veçantë iu dha çështjeve: rregullimi i ndriçimit publik në disa zona, trajtimi i qenve endacakë dhe kontrolli më i rrept i i ngasësve të automjeteve për shpejtësi në trafikun e Komunës së Prizrenit.

Kryetari Shaqir Totaj, premtoi se këto çështje do të trajtohen me prioritet si dhe do të zhvilloj takime të tjera me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, sipas nevojës, në të ardhmen.”, shkruhet në fund të postimit nga komuna e Prizrenit në Facebook. /TVPrizreni/

Postimi i plotë:

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika