LAJME

Ndërroi jetë ish-kryeprokurori, Ismet Kabashi

Ndërroi jetë ish-kryeprokurori, Ismet Kabashi
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Prill 2025, 20:52

Të dielën ka ndëruar jetë ish-kryeprokurori i Kosovës nga Mitrovica, Ismet Kabashi.

Familjarët e tij kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më 14 prill në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta e më të dashurit tonë, Ismet Kabashi. Ai u nda nga kjo jetë duke lënë pas një boshllëk në zemrat tona. Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm”, shkruan në Facebook familjarët e tij.

Ndër vite, Kabashi ka qenë kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës Komunale të Skenderajt, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, kryeprokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë dhe në Mitrovicë. Ai ka kryer detyrën edhe të avokatit në një periudhë kohore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika