Moti në pesë ditët e ardhshme në Kosovë pritet të jetë i paqëndrueshëm, me diell dhe me reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të hënën pritet të ketë mot kryesisht të vranët e me reshje shiu, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 13-15 gradë Celsius e maksimalet mes 21-25 gradë Celsius.
Të martën pritet të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell dhe gjatë ditës vranësirat pritet të sjellin reshje shiu.





