LAJME

Mjeshtri ndërkombëtar i shahut, Landi Pasku, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga klubi i shahut “Sharri” në Dragash

Mjeshtri ndërkombëtar i shahut, Landi Pasku, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga klubi i shahut “Sharri” në Dragash
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Gusht 2024, 15:18

Komuna e Dragashit ka bërë të ditur se në vazhdën e aktiviteteve për “Ditët e Mërgatës”, klubi i shahut “Sharri” organizoi në Dragash “Simultane të Shahut”, me Landi Paskun, kampionin e gjashtëfishtë të Shqipërisë dhe mjeshtrin ndërkombëtar të shahut.

Sipas njoftimit, kampionin e shahut nga Shqipëria fillimisht e priti kryetari Xheladini në zyrën e tij, të cilin e falënderoi për pjesëmarrjen e tij në këtë aktivitet.

Tutje njoftohet se gjatë fjalimit të tij në hapjen e “Simultanes së Shahut”, kryetari Xheladini e përgëzoi për organizimin kryetarin e klubit të shahut “Sharri”, Sinan Qafleshi, duke u shprehur i nderuar që në këtë aktivitet po merr pjesë një kampion i shumëfishtë dhe mjeshtër ndërkombëtar i shahut si Landi Pasku, thuhet në njoftim./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika