Ministria e Sportit dhe Rinisë ka shpallur thirrjen publike për “Fondin për Shërimin e Lëndimeve të Profesionistëve në Fushën e Sportit për vitin 2026”.
Ky fond është krijuar për të ofruar mbështetje financiare për sportistët, trajnerët dhe gjyqtarët që pësojnë lëndime gjatë aktiviteteve stërvitore apo garuese, duke mbuluar shpenzimet për intervenime mjekësore si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
Sipas njoftimit, shuma maksimale e mbështetjes që mund të përfitojë një aplikues është deri në 5,000 euro.





