Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se duhet marrë shembull ushtrimi i demokracisë në Kosovë, duke vënë theksin te zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Meta u takua me kryeparlamentarin Glauk Konjufca të shtunën në Prishtinë.
“Kosova ka hedhur themele të forta e të qëndrueshme të shtetndërtimit, duke përqafuar vlerat dhe parimet më të larta demokratike, respektin për liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, mbrojtjen më sipërore të pakicave, e përkushtuar për funksionimin e demokracisë parlamentare, që respekton parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve, që synon sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë, në veçanti se si llogaridhënia qeverisëse sigurohet përmes institucionit më jetik të demokracisë përfaqësuese, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, ka shkruar Meta në Facebook.





