- Reklama -

Ministri Mehaj: Periudhës së shantazheve e të kërcënimeve i ka ardhur fundi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas situatës në veri. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se i vetmi zhvillim i Serbisë këto 23 vjet është përditësimi i politikës së Milosheviqit me metodat ruse të luftës hibride.

Sipas tij, deklaratat e presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres Ana Bërnabiq, siç thotë ai, me tentim destabilizimin e veriut së Kosovës janë plotësisht të papranueshme.

- Reklama -

Ai ka shkruar se periudhës së shantazheve, kërcënimit, i ka ardhur fundi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, të gjitha autoritetet dhe institucionet e sigurisë, do të zbatojnë dhe marrim veprime në përputhje me ligjshmërinë, kushtetueshmërinë dhe obligimin që e kemi ndaj qytetarëve tanë pa dallim etnie. Në Republikën e Kosovës nuk do të lejohet më veprimi i grupeve kriminale serbe që udhëhiqen nga Beogradi, e asnjë formë e ilegalitetit që pengon integrimin e komunitetit serb në veri të vendit, dhe që ka për qëllim sabotimin e institucioneve”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se dorëheqjet e pjesëtarëve të komunitetit serb nga Policia e Kosovës si dhe deklaratat e autoriteteve serbe për dërgimin e trupave ushtarake brenda territorit të Kosovës, flasin shumë për një mendësi që vazhdon të funksionojë bazuar në politikën Millosheviane e edhe ruse, që sipas tij, do kaosin e edhe luftën.

Mehaj ka thënë se është fantazi e një mendjeje të sëmurë, e parealizueshme në realitetin e çdo shteti që është ndërtuar mbi bazën e vlerave demokratike evropiane dhe vullnetin e popullit.

Sipas tij, tendencat serbe të Rusisë së Ballkanit nuk kanë vend në Kosovë, duke shtuar se nuk do të ndodhin ngase nuk do të lejohen asnjëherë.

“Shteti i Republikës së Kosovës në gjithë gjatësinë e vet territoriale ka burra e gra, pjesëtarë të Policisë e të Ushtrisë, që i dalin për zot në çdo kohë, që e duan atdheun e mbrojnë qytetarët e vet.

Mendësia destabilizuese ruse nuk ka vend në Ballkanin evropian proamerikan që në lëkurën e vet ka përjetuar mjaftueshëm trazira sa për t’i njohur dhe mos t’i lejuar më. Në koordinim me aleatët tanë jemi për paqe dhe dialog, aq sa jemi të vendosur për mbrojtje dhe siguri. Republika e Kosovës synon të ardhme demokratike dhe prosperuese si pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, çdo përshkrim tjetër nuk përkon me realitetin tonë si shtet”, thuhet në njoftim./koha.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort