Në vitin 2022, për herë të parë në fshatin Zgatar të Dragashit, ka filluar organizimi i turneut në futboll të vogël nën dritën e reflektorëve me moton “Përmes futbollit afrojmë diasporen”, ndërsa këtë vit kjo ngjarje sportive do të mbahet me moton “Opoja, vendlindja ime”.
Dy vitet e kaluara, ky turne kishte zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek sportdashësit opojanë në një ambient madhështor sportiv, ndërsa pjesë e turneut ishin edhe ekipe të bashkëatdhetarëve si dhe nga komuna e Prizrenit. Turneu u përshkrua me lojëra cilësore dhe në frymën e lartë sportive, pa as më të voglin incident nga ekipet pjesëmarrëse dhe mbarëvajtje për çdo lëvdatë nga organizatorët.





