Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut, Yuriko Backes.
Përmes një njoftimi, ai ka bërë të ditur se gjatë takimit me ministren Backes, biseduan për mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, duke theksuar gjithashtu edhe nevojën për mbështetje për integrimin euroatlantik të vendit, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.






