Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të Forumit të Sigurisë së Varshavës, mori pjesë si folës në panelin “Të lidhur, por të mbrojtur: Shtylla digjitale e demokracisë moderne” në ditën e dytë të punimeve.
Krahas ministrave dhe zëvendësministrave të Polonisë, Danimarkës, Ukrainës, Shqipërisë dhe drejtorit i Ministrisë së Forcave të Armatosura të Francës, Maqedonci theksoi përparësitë dhe rreziqet nga digjitalizimi i shoqërisë, rritja e përdorimit të inteligjencës artificiale, si dhe nga inovacionet e ngjashme.





