LAJME

LDK në Prizren realizon takime me partitë boshnjake të Prizrenit, VAKAT dhe SDU

LDK në Prizren realizon takime me partitë boshnjake të Prizrenit, VAKAT dhe SDU
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Tetor 2023, 15:53

Gjatë ditës së shtunë (14 tetor), kryetari i degës së LDK – së në Prizren, Driton Selmanaj me bashkëpuntorët e tij, në selinë e tyre kanë takuar kryetarin e koaliconit VAKAT, Rasim Demiri dhe deputeten dhe kryetaren e partisë SDU, Dude Balje me bashkëpuntorët e tyre.

Në këto takime, LDK në Prizren, ka bërë të ditur se është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit me dy partitë boshnjake për të gjitha çështjet që janë me interes për qytetarët e Prizrenit, dhe në veçanti të komunitetit boshnjak në Prizren. Tutje, Balje dhe Demiri kanë uruar Selmanajn për zgjedhjen si kryetar dege të LDK – së në Prizren.

Ndërkaq, sipas njoftimit të LDK, partitë VAKAT dhe SDU janë pajtuar që takime të tilla të shpeshtohen dhe të realizohen jo vetëm në zyre të partive por edhe në pjesët ku jetojnë qytetarët e komunitetit boshnjak, për të parë nga afër brengat dhe kërkesat e tyre./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika