LAJME

Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Shkurt 2025, 21:13

Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në konferencën tre ditore të sigurisë – Munich Security Conference 2025.

Në komunikatë nuk u njoftua se me kë do të zhvillojë takime kryeministri dhe mbi çfarë temash.

Konferenca e Sigurisë në Munih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në mes shteteve.

Gjatë ditës u njoftua se në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika