- Reklama -

Kurti shpreh shqetësim për krizën humanitare në Gaza

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë adresimit të tij në mbledhjen e sotme të 265-të të Qeverisë në detyrë, ka shprehur shqetësimin e tyre për krizën humanitare në Gaza.

“Në këtë adresim, më lejoni që të shprehim shqetësimin e thellë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për krizën humanitare në Gaza. Sikurse kemi bërë edhe në të kaluarën, ne i dënojmë sulmet që rezultojnë me vdekje dhe lëndim të civilëve, veçanërisht të fëmijëve – të cilët po përballen me pasoja të rënda pavarësisht faktit që nuk kanë asnjë përgjegjësi mbi konfliktin dhe situatën”, është shprehur Kurti, njofton ZKM.

- Reklama -

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës tashmë ka ndarë gjysmë milionë euro nga buxheti i saj si mbështetje për popullin palestinez në Gaza, teksa ka shtuar se mbështesin çdo përpjekje të partnerëve për të arritur një armëpushim të menjëhershëm.

“Qeveria jonë tashmë ka ndarë gjysmë milionë euro nga buxheti i saj si mbështetje për popullin palestinez në Gaza. Ne e mbështesim çdo përpjekje të partnerëve tanë për të arritur një armëpushim të menjëhershëm, që do të krijonte mundësitë për dërgimin e rregullt dhe të mjaftueshëm të ndihmave, lirimin e pengjeve dhe arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë dhe të qëndrueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve”, ka potencuar tutje kryeministri në detyrë, thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort