Home LAJME Kurti për takimin me Limajn: LVV ka shprehur gatishmëri për bashëkqeverisje me Nismën, por bisedimet nuk janë finalizuar

Kurti për takimin me Limajn: LVV ka shprehur gatishmëri për bashëkqeverisje me Nismën, por bisedimet nuk janë finalizuar

0
Kurti për takimin me Limajn: LVV ka shprehur gatishmëri për bashëkqeverisje me Nismën, por bisedimet nuk janë finalizuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të hënën, në pyetjet e gazetarëve lidhur me takimin që zhvilloi para disa ditësh me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se nuk mund të tregojë hollësitë e ofertës së propozuar për bashkëqeverisje, pa u finalizuar bisedimet mes tyre.

Ndërkaq, Kurti theksoi se Lëvizja Vetëvendosje shpreh interesim dhe gatishmëri për të bashëqeverisur me Nismën Socialdemokrate, duke siguruar kështu ngritjen e numrit të deuptetëve në Kuvend nga 48 në 61.

“Me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kemi zvilluar një takim para disa ditësh, ku kemi diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë. LVV dhe unë si kryetar kemi shprehur interesim e gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën. Unë i kam bërë një ofertë konkrete për Nismën në menyrë që gjithçka të përmbyllet sa më shpejtë, të realizohet sa më parë konstituimi i Kuvendit dhe të krijohen institucionet qeverisëse. Mirëpo, për hollësirat rreth ofertës sonë mund të flasim vetëm kur kemi rezultate konkrete dhe kur bisedimet të jenë finalizuar”, është shprehur ndër tjerash Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here