- Reklama -

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime

Një javë pas pezullimit të Dialogut Strategjik të planifikuar nga SHBA-ja me Kosovën, kryeministri në detyrë Albin Kurti, në mbledhjen e 269-të të Qeverisë, është deklaruar duke qartësuar se nuk bëhet fjalë për pezullim të një dialogu të nisur mëparë, por të një dialogu të planifikuar dhe se sipas tij, nuk i kanë prishur marrëdhëniet me Amerikën.

“Sa i përket njoftimit nga ambasada amerikane javën e kaluar, së pari, duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për Dialog Strategjik, jo të Dialogut Strategjik si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”, ka thënë Kurti.

- Reklama -

Ai tutje ka shtuar se në shtyllën e diplomacisë kanë disa dallime me qëndrimet në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë, mirëpo pavarësisht kësaj, Kurti ka theksuar se ka ecje substanciale në dy shtyllat tjera, atë të mbrojtjes dhe të zhvillimit.

“Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e qeverisë sonë me qeverinë amerikane, unë nuk dua t’i minimizoj zhvillimet e fundit. I siguroj qytetarët tanë se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e ambasadës amerikane. Përgjatë mandatit tonë jemi angazhuar që raportet dhe partneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të forcohet në tri shtylla kryesore: diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim. Në shtyllën e diplomacisë kemi disa dallime dhe ato shumë shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë. Përderisa pajtohemi për vlera, interesa dhe qëllime, nganjëherë jo edhe për çështje operacionale e taktike. Me gjithë këto vështirësi në këtë shtyllë, padyshim që ka ecje substanciale në dy shtyllat tjera, atë të mbrojtjes dhe të zhvillimit. Bashkëpunimi ushtarak po vijon, me ç ‘rast blerja e pajisjeve dhe municioneve me administratën aktuale po shkon edhe më mirë. Kurse në shtyllën e zhvillimit, qeveria jonë hoqi tarifën 10% ndaj produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata e re atje vazhdoi programin Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Republikën e Kosovës”, është shprehur Kurti.

Në fund, Kurti ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së janë të thella dhe i tejkalojnë qeveritë.

“Raportet, marrëdhëniet dhe lidhjet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popujve tanë, janë të thella dhe i tejkalojnë qeveritë. Ato janë ndërtuar mbi një histori të gjatë dhe me themele të forta, të bazuara në vlera të përbashkëta dhe arritje të rëndësishme. Ne jemi të bindur se komunikimi i vazhdueshëm, i cili është i rregullt, do të bëjë të mundur që të vazhdojmë të ecim përpara së bashku”, shtoi Kurti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort