- Reklama -

Kurti në Konferencën Rajonale për fuqizimin e grave rurale: Gratë dhe vajzat janë shtyllë e rëndësishme e zhvillimit social, kulturor dhe ekonomik të vendit tonë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Konferencën Rajonale për fuqizimin e grave rurale në Ballkanin Perëndimor-EcoKoswomen EKW.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj respektimit të Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, dhe ndaj zbatimit të standardeve evropiane në avancimin e të drejtave të tyre.

- Reklama -

“Gratë dhe vajzat janë jo veçse shtyllë, por vendimtare për zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik të vendit tonë. Ndërsa, gratë rurale, në veçanti, janë edhe bartëse të dijes, traditës dhe dashurisë për tokën. Pas luftës, ato kontribuan shumë në rindërtimin e vendit tonë. Mbi tokat e djegura, e mbollën jetën e re. Me sakrificë, punë të palodhur dhe qëndresë të pashoqe, ato u bënë forcë që gjeneroi ndryshim të qëndrueshëm”, tha Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.

Sipas ZKM-së, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë, duke mbështetur bujqësinë e udhëhequr nga gratë, dhe duke zgjeruar programet për zhvillim ekonomik e social në zonat rurale. Me këtë rast, bëhet e ditur se kryeministri në detyrë potencoi faktin se 5650 gra fermere janë përkrahur me subvencione në vlerë prej 11 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë. Ndërkohë në partneritet me UN ëomen dhe FAO, po zbatohet një program strategjik prej 1.5 milionë eurosh, që përmes trajnimeve të avancuara në agrobiznes, menaxhim të tokës dhe zhvillim të qëndrueshëm, gratë rurale të jenë lidere të bizneseve dhe të inovacionit rural, thuhet në njoftim.

“Nëse e krahasojmë gjendjen në bujqësi dhe në blegtori në Kosovë, me para 5 viteve, mjaftojnë dy elemente për të pas një përshtypje për progresin. Fondi i përgjithshëm i tokës bujqësore në Kosovë është 50 për qind më i madh se sa në vitin 2020. Nga rreth 80 mijë hektarë tokë të punuara në Kosovë, tash janë mbi 120 mijë hektarë. Edhe qumështi i lopës që fermerët tanë dikur e shisnin mezi për 20 cent, tash pas 5 viteve është së paku 50 cent, pra dy herë e gjysmë më shumë. Bujqësia dhe blegtoria janë duke u zhvilluar në Kosovë dhe prodhimtaria e produktiviteti në ngritje janë duke ju falënderuar padyshim edhe grave fermere”, u shpreh kryeministri në detyrë, sipas ZKM-së.

Tutje, siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, Kurti theksoi se fuqizimi i grave rurale është një çështje drejtësie sociale, por edhe investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të gjithë rajonit tonë. “Shoqëritë ku gratë kanë mundësi të barabarta janë shoqëri më të begata, më demokratike dhe më të qëndrueshme”, tha Kurti, thuhet në fund të këtij njoftimi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort