LAJME

Kurti bëri homazhe pranë Monumentit të Atdheut në Zagreb

Kurti bëri homazhe pranë Monumentit të Atdheut në Zagreb
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Dhjetor 2024, 19:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me delegacionin nga Qeveria e Kosovës, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci bëri homazhe pranë Monumentit të Atdheut.

Kurti ka vendosur një kurorë lulesh në nderim dhe kujtim për të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në luftën për liri.

Kryeministri Kurti gjatë vizitës në Kroaci është takuar me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe zhvillimet aktuale. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika