LAJME

Kualifikimet për Botërorin 2026: Kosova e nis në Zvicër

Kualifikimet për Botërorin 2026: Kosova e nis në Zvicër
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Dhjetor 2024, 23:33

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kalendarin e ndeshjeve të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Kosova garon në Grupin B, ku ndodhen edhe Zvicra, Suedia dhe Sllovenia, një grup mjaft të fortë dhe sfidues.

Dardanët këtë cikël kualifikues e nisin më 5 shtator si mysafirë kundër Zvicrës dhe tri ditë më pas ballafaqohen në shtëpi me Suedinë, raporton RTK.

Ja kalendari i ndeshjeve të Kosovës:

  • E premte, 5 shtator 2025

Zvicra – Kosovë (20:45)

  • E hënë, 8 shtator 2025

Kosovë – Suedi (20:45)

  • E premte, 10 tetor 2025

Kosovë – Slloveni (20:45)

  • E hënë, 13 tetor 2025

Suedi – Kosovë (20:45)

  • E shtunë, 15 nëntor 2025

Slloveni – Kosovë (20:45)

  • E martë, 18 nëntor 2025

Kosovë – Zvicër (20:45)

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika