Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, po merr pjesë në Takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane, që zhvillohet gjatë dy ditëve, më 10–11 maj, në Nikosia, Qipro.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, ky takim dyditor organizohet në kuadër të Presidencës Qipriote të Këshillit të BE-së dhe mbledh ministrat për çështje evropiane, përfaqësues të Komisionit Evropian, si dhe ministra nga shtetet kandidate dhe kandidatët potencialë.
ZKM thekson se takimi shërben si platformë për shkëmbim mbi të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.





