LAJME

KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të Prizrenit

KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Korrik 2025, 12:11

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se për shkak të një defekti në rrjetin elektrik të KEDS-it në stacionin e pompave në Vërmicë, që nga mbrëmja e kaluar është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Si pasojë, ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në këto fshatra:

  • Zhur
  • Vermicë
  • Dobrusht
  • Shkozë

“Ekipet tona janë në terren në bashkëpunim me ekipet e KEDS-it dhe po punojnë me përkushtim për sanimin e problemit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më parë që të jetë e mundur”, njofton “Hidroregjioni Jugor”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika