LAJME

Krasniqi viziton Thaçin në Hagë, thotë se diskutuan për ndërtimin e Kosovës

Krasniqi viziton Thaçin në Hagë, thotë se diskutuan për ndërtimin e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Mars 2025, 17:02

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, ku bëri të ditur se kanë folur për Kosovën dhe ndërtimin e saj.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se Thaçit padrejtësisht po i mohohet e drejta që ta shohë babanë e sëmurë, duke u shprehur se besimi i palëkundur në drejtësi do të triumfojë.

“Sot, një tjetër vizitë në Hagë – në një vend që për Hashim Thaçin dhe çlirimtarët tanë është një betejë e re. Një front ku liria tash e pesë vjet po mbrohet ndryshe – me qëndresë dhe dinjitet. Presidenti Thaçi, si gjithmonë, i qetë dhe i palëkundur. E di se e vërteta nuk mund të burgoset përgjithmonë. Me të njëjtën energji dhe optimizëm, foli për Kosovën, për rrugën tonë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë – e cila gjithmonë kërkon sakrificë dhe angazhim të pandalshëm. Asnjë ankesë, asnjë shenjë hidhërimi – edhe pse padrejtësisht i mohohet e drejta për të parë babanë e tij të sëmurë. Vetëm një besim i palëkundur se drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë”, ka shkruar Krasniqi.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika