Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës.
Në njoftimin për media, thuhet se Krasniqi ka thënë se pa dyshim, ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë, i cili ka një përvojë mbi 30 vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit, është lajm i mirë për vendin tonë.
“Bashkë diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës. Për shtetin tonë integrimi euro-atlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm”, thuhet në njoftim.
“Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së”, ka përfunduar Krasniqi./RTK/