Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me vlerësimin e pakove me fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht votimi përmes postës, i cili ka filluar më 9 shkurt 2025.
Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së ka thënë se deri më tani, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar 8,776 zarfe apo pako me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 8,247 pako, ndërsa 529 janë refuzuar për arsye të ndryshme.
“Janë anuluar gjatë regjistrimit: 395, më shumë se një fletëvotim brenda zarfit, 34: mungon vula/ pulla postare, 5: shteti i ndryshëm e dërgimit të zarfit nga shteti ku votuesi është regjistruar, 16: vetëm dëftesa (pa fletëvotim), 50: ka dërguar zarfin me fletëvotim më shumë se një herë, 29”, ka thënë ai.
Sipas tij, gjatë periudhës së votimit përmes postës, KQZ ka pranuar 68,712 pako me fletëvotime, ndërkaq numri i votuesve të regjistruar për votim përmes ishte 84,600.





