LAJME

Komuna e Prizrenit njofton banorët e rajonit të Hasit për datën e dëgjimit publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025

Komuna e Prizrenit njofton banorët e rajonit të Hasit për datën e dëgjimit publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2024, 12:27

Komuna e Prizrenit, përmes një komunikate për mëdia, ka njoftuar se dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 për banorët e fshatrave të rajonit të Hasit do të organizohet më 22 korrik (e hënë), nga ora 17:30 në objektin e Shtëpisë së Kulturës në Gjonaj.

Njoftimi i plotë:

“Njoftim për banorët e fshatrave të rajonit të Hasit për organizimin e dëgjimit publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025

Data: 22 korrik 2024

Vendi: Objekti i Shtëpisë së Kulturës – Gjonaj

Ora: 17:30

Informata për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund të gjeni edhe në këto vegëza:

Ueb faqja zyrtare e Komunës: https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/ dhe https://kk.rks-gov.net/prizren/category/degjimet-publike/ .

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në: halil.lika@rks-gov.net dhe haziz.krasniqi@rks-gov.net .”, thuhet në fund të njoftimit./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika