Home LAJME Komuna e Prizrenit bashkëfinancuese e edicionit të 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare

Komuna e Prizrenit bashkëfinancuese e edicionit të 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare

0
Komuna e Prizrenit bashkëfinancuese e edicionit të 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare

Komuna e Prizrenit do të jetë bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare, e cila organizohet nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren.

Ky vendim u bë i ditur në një takim të përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të universitetit dhe atyre të komunës, ku u diskutua rëndësia e këtij aktiviteti ndërkombëtar për promovimin e Prizrenit si qendër arsimore, kulturore dhe akademike.

Në takim morën pjesë rektori i Universitetit të Prizrenit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, koordinatori i Shkollës Verore Ndërkombëtare, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina, Ass. Milot Krasniqi nga Këshilli Organizativ, si dhe Nehat Gashi nga Qendra e Karrierës. Nga ana e komunës së Prizrenit, të pranishëm ishin kryetari i komunës, Shaqir Totaj dhe nënkryetari, Kujtim Gashi.

“Palët u dakorduan për rëndësinë që ka mbështetja institucionale në realizimin me sukses të aktiviteteve që sjellin studentë dhe profesorë nga vende të ndryshme të botës në Prizren. Mbështetja nga Komuna do të kontribuojë në organizimin cilësor të Shkollës Verore dhe në forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit të lartë dhe zhvillimit lokal”, shkruan tutje në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here