LAJME

Fillon hapja e rrugës drejt vendpunishtes së ndërtimit të ujësjellësit dhe rezervuarit në Lubizhdë

Fillon hapja e rrugës drejt vendpunishtes së ndërtimit të ujësjellësit dhe rezervuarit në Lubizhdë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Maj 2023, 15:02

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare në Facebook ka njoftuar se në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka filluar hapja e rrugës që shpie në vendpunishten e ndërtimit të ujësjellësit dhe rezervuarit.

Ata kanë njoftuar gjithashtu se projekte të këtilla do të realizohen edhe në të ardhmen në Komunën e Prizrenit.

‘’Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka filluar hapja e rrugës që shpie në vendpunishten e ndërtimit të ujësjellësit dhe rezervuarit.

Furnizimi me ujë të pijshëm është nevojë, ku në kuadër të projekteve kapitale infrastrukturore në Komunën e Prizrenit do të realizohen edhe projekte të këtilla.’’, kanë shkruar në postimin e tyre në Facebook. /TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika