Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka thënë se në tetor 2025 u rrit konsumi i energjisë elektrike me 18.5%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.
KEDS thotë se në tetor u rrit konsumi i energjisë elektrike me mbi 18%, krahasuar me vitin e kaluar

Sipas KEDS-it, arsyeja kryesore për këtë rritje është përdorimi masiv i energjisë elektrike për ngrohje.
“Kërkesa më e lartë sesa kapacitetet e rrjetit po shkakton mbingarkesa, sidomos në orët e ngarkesës së lartë. Prandaj, apel për përdorim racional dhe të kujdesshëm të energjisë, në mënyrë që të zvogëlohet presioni mbi rrjet dhe të sigurohet furnizim i qëndrueshëm për të gjithë” – thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

