- Reklama -

Kanë kaluar më shumë se tre muaj, ende nuk është vendosur për kryeprokurorin e Shtetit

Ndonëse kanë kaluar më shumë se tre muaj prejse Këshilli Prokurorial ka propozuar për kryeprokuror të Shtetit kandidatin Blerim Isufaj, presidentja Vjosa Osmani ende nuk ka vendosur për këtë propozim. Monitorues të procesit të përzgjedhjes së kandidatit për kryeprokuror të Shtetit thonë se më e rëndësishme se koha se kur do merret vendimi është dekretimi i një kandidati profesionist.

Tridhjetë është numri i kompetencave që ia garanton presidentit akti me i lartë juridik në vend – Kushtetuta e Kosovës. Njëra nga to është edhe emërimi dhe shkarkimi i kryeprokurorit të Shtetit nga ana e shefit të shtetit, me propozimin e Këshillit Prokuroial të Kosovës. Ky institucion, në fillim të prillit ka propozuar emrin e Blerim Isufajt për pozitën e kryeprokurorit. E nga atëherë, presidentja Vjosa Osmani nuk ka vendosur për këtë propozim. Radio Kosova ka pyetur Zyrën e Presidentes se kur pritet të vendosë për dekretimin ose jo të Isufajt, por, një përgjigje për këtë ka munguar, përkundër insistimit e pritjes disaditore.

- Reklama -

As në KPK si duket nuk e dinë se kur mund të ketë vendimmarrje për propozimin e tyre për emërimin e kryeprokurorit të Shtetit. Edhe nga KPK-ja nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjen “A keni informacione se kur pritet të merret një vendim në lidhje me dekretimin ose jo të z. Isufajt?”.

Juristi Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tregon se në aspektin kushtetues nuk ka një afat të caktuar se kur presidentja duhet të vendosë për propozimin e KPK-së. Kalimin e kohës pa një vendimmarrje Shala e ndërlidh me rrjedhën e procesit deri te propozimi i kandidatit.

“Ne ende nuk e dimë se çfarë ju ka dashtë presidentes të shqyrtojë në këtë rast. Përkundër faktit se vendimmarrja e saj nuk është e ndërlidhur me Gjykatën kushtetuese, aktualisht duket se po pret vendimet e kushtetueses. Dhe, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi dhe gjetjet që kanë dalë nga procesi i përzgjedhjes së kandidatit, ende nuk mund të thuhet se presidentja e ka tejkaluar një afat të arsyeshëm”, tha ai.

Përkundër kalimit të kohës, Shala thotë se e rëndësishme për Kosovën është që të këtë një kryeprokuror fuqiplotë e me integritet.

“Në rastin konkret procesi ka qenë jashtëzakonisht i kontestueshëm. Organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë kanë gjetur defekte të mëdha në këtë proces. Për vërtetimin e tyre duhet të kujdeset presidentja, në mënyrë që mos ta kemi kryeprokurorin e ri të shtetit, të dalë nga një proces i kontestuar”, tha Shala.

Kandidati i propozuar për kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj, i kontaktuar nga Radio Kosova, nuk ka dashur të flasë në lidhje me rastin ku ai është personi kyç. Ndërkohë, dy kundër kandidatët e tij, Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti, kontestuan në Gjykatën Kushtetuese propozimin e KPK-së, për emërimin e Blerim Isufajt. Këto ankesa u shpallën të papranueshme meqë ankuesit i ishin drejtuar kësaj gjykate pa shtjerr të gjitha mjetet juridike, pra, jo ashtu siç e thotë ligji. /zëri/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort