LAJME

I vazhdohet mandati Blerim Gashit, si kryetar në Federatën e Sportit Shkollor në Prizren

I vazhdohet mandati Blerim Gashit, si kryetar në Federatën e Sportit Shkollor në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Dhjetor 2024, 18:32

Kryetari i Federatës së Sportit Shkollor në Prizren, Blerim Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se i është vazhduar mandati edhe për 4 vite tjera. Ai ka falënderuar kolegët e tij për mbështetjen dhe besimin që kanë treguar ndaj tij, raporton TV Prizreni.

Tutje, Gashi ka premtuar se do të vazhdoj të bëj punë të mira për nxënësit e komunës së Prizreni.

“Të nderuar miq, shokë e ju familjarë, ju njoftoj se më është besuar edhe një mandat 4 vjeçar si kryetar i sportit shkollor në Prizren. Andaj, i faleminderoj të gjithë kolegët e edukatës fizike për mbështetjen dhe besimin e dhënë. Nuk më mbetet tjetër veç se ju garantoj se do bëj një punë edhe më të mirë për nxënësit e komunës së Prizrenit. Andaj dhe ju do të jeni krenar bashk me mua për sukseset që do ti arijmë së bashku.”, ka shkruar Gashi në Facebook, raporton TV Prizreni.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika