LAJME

Ndërroi jetë 111-vjeçarja, Xhezide Alija nga Ferizaj, ishte një nga personat më të vjetër në Kosovë

Ndërroi jetë 111-vjeçarja, Xhezide Alija nga Ferizaj, ishte një nga personat më të vjetër në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shtator 2024, 14:11

Gruaja 111 vjeçare nga Ferizaj, Xhezide Alija, ka humbur jetën sot.

Të ndjerës do t’i jepet lamtumira e fundit sot në ora 16:10.

“Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë, Nënëlokja Xhezide Alija (05.08.1913 – 20.09.2024), nëna e Nuhi, Hysni dhe Remzi Aliut.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot, më 20.09.2024, (e premte) në ora 16.10, me Ikindi, në varrezat e fshatit Dardani, Ferizaj.” – ka njoftuar familja.

Xhezide Alija ishte një nga personat më të vjetër në Kosovë./GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika