Ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, si dhe disa anëtarē të LDK-së në Gjakovë kanë vizituar urën mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit. Hoti ka deklaruar se kjo urë paraqet rrezik për qarkullim dhe i ka bërë thirrje Qeverisë për trajtimin e këtij rasti, pasi deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim.
”Ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit është dëmtuar nga reshjet në janar 2021. Sipas komisionit të Ministrisë së Infrastrukturës, ura paraqet rrezik për qarkullim. Bashkë me deputetin z. Driton Selmanaj dhe anëtarët e degës së LDK-së në Gjakovë pamë se asnjë veprim nuk është ndërmarrë deri më sot. Para se të jetë vonë edhe një herë bëj thirrje të trajtohet me prioritet ky rast.” ka shkruar ai në Facebook.
Tutje ai ka theksuar se bllokada e projekteve kapitale në gjithë Kosovën është e pakuptueshme dhe se dëmet për qytetarë dhe për ekonominë nga vonesa në këto projekte të mëdha janë së paku tri herë më të mëdha se kostoja e këtyre projekteve.





