Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar i thirrur nga Hashim Thaçi.
“Koha nuk i shëron të gjitha, siç thuhet të gjitha plagët, por mendoj se pas 25 viteve është kohë e madhe që të mendohet, pikë së pari nuk kam arsye që të besoj se zoti Thaçi ishte i përfshirë në aktivitete të tilla, nuk kam arsye të besoj as nuk kam dëgjuar që të ketë urdhëruar aktivitete të tilla apo veprimtari të tjera të paligjshme. Siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i paraburgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Dhe ndjeva se duhet të thoja diçka për situatën”, tha ai.





