LAJME

Helmimi i qytetarëve në Malishevë, kryetari i Suharekës ofron gatishmërinë për t’iu dalë në ndihmë

Helmimi i qytetarëve në Malishevë, kryetari i Suharekës ofron gatishmërinë për t’iu dalë në ndihmë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Tetor 2023, 15:22

Pas helmimit të 158 qytetarëve në Malishevë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar këtë komunë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Komunën e Malishevës, pas situatës së helmimit të 158 qytetarëve.

“Natyrisht besojmë, që institucionet shëndetësore në Komunën e Malishevës do t’ia dalin me situatën e fundit të helmimit, dhe se me profesionalizëm po punohet në tejkalimin e kësaj situatë”.

“Megjithatë ekipet tona shëndetësore nga komuna jonë, janë të gatshme t’ju ndihmojnë dhe asistojnë kurdo që e kanë të nevojshme. Për këtë rast kam biseduar edhe me Kryetarin z.Ekrem Kastrati, duke e shprehur gatishmërinë tonë”, ka shkruar Muharremaj./Telegrafi/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika