LAJME

Haxhiu vizitoi SOS familjet me rastin e Kurban Bajramit

Haxhiu vizitoi SOS familjet me rastin e Kurban Bajramit
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2026, 09:02

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, vizitoi SOS familjet.

Në një postim në Facebook, ajo theksoi se festat e tilla na bëjnë të kuptojmë edhe më shumë se humanizmi dhe solidariteti janë vlera që na bashkojnë si shoqëri.

“Festa si Kurban Bajrami marrin kuptim të plotë atëherë kur ndajmë dashuri, mbështetje dhe kujdes për fëmijët dhe familjet që kanë më së shumti nevojë. Sot pata kënaqësinë të vizitoj SOS familjet, që prej shumë vitesh po realizojnë një mision fisnik duke u ofruar fëmijëve jo vetëm strehim dhe kujdes, por edhe ndjenjën e familjes, sigurisë, dinjitetit dhe dashurisë. Në ditë si kjo, kuptojmë edhe më shumë se humanizmi dhe solidariteti janë vlera që na bashkojnë si shoqëri” – shkroi Haxhiu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika