LAJME

Haradinaj takon kryetarët e komunave që udhëhiqen nga AAK: Kanë vendosur standard në qeverisje

Haradinaj takon kryetarët e komunave që udhëhiqen nga AAK: Kanë vendosur standard në qeverisje
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Gusht 2024, 15:58

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar kryetarët e pesë komunave, që udhëhiqen nga AAK.

Haradinaj ka shkruar se është krenar me udhëheqjen që ata kanë bërë, transmeton Telegrafi.

“Krenar me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Aleanca; Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Zenun Elezaj, Smajl Latifi e Bashkim Ramosaj. Secili prej tyre më i mirë se tjetri. Gjatë qeverisjes së tyre, ka ndërruar për të mirë pamja e qyteteve e komunave të tyre”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar “Ata kanë vendosur standardin më të lartë të një qeverisjeje në komunë”./Telegrafi/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika