Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Haradinaj takon Kamberin

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bën me dije se me Kamberin kanë folur për sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
“Sot pata kënaqësinë ta pres z. Shaip Kamberi, deputetin e vetëm të zgjedhur me votat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Folëm për sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë si dhe për mbështetjen që mund ta jap Kosova në realizimin e të drejtave të tyre të patjetërsueshme qytetare dhe kombëtare”, ka shkruar kreu i AAK-së. /klankosova.tv/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

