LAJME

Haradinaj pret në takim degën e AGK-së në Prizren për nder të festave të marsit

Haradinaj pret në takim degën e AGK-së në Prizren për nder të festave të marsit
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2024, 10:32

Aleanca e Gruas dega në Prizren, ka ndarë disa pamje nga takimi me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kryetaren e AGK-së, Diellza Kukaj në Prishtinë për nder të festave të Marsit.

AGK në Prizren është shprehur se gjatë këtij takimi kanë ritheksuar rolin dhe kontributin e grave në politikën e Kosovës si shembull i përkushtimit dhe punës së palodhshme me një vizion determinues për të ardhmen e vendit.

”Angazhimi i grave në politikë është i domosdoshëm për të përforcuar demokracinë, drejtësinë dhe zhvillimin e Kosovës.”, janë shprehur AGK – dega në Prizren në fund të këtij njoftimi./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika