LAJME

Haradinaj kujton protestën studentore të 1 tetorit të 1997-s: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

Haradinaj kujton protestën studentore të 1 tetorit të 1997-s: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Tetor 2023, 08:16

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar demonstratën e 1 tetorit të vitit 1997 të organizuar nga studentët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës.

Haradinaj ka thënë se kjo demonstratë ishte paralajmërim dhe legjitimim i ndryshimit të madh, luftës për liri e pavarësi.

“1 tetori i vitit 1997, na kujton vendosmërinë e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë, për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin e madh, luftën për liri e pavarësi!”, ka shkruar Haradinaj./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika