LAJME

Hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në FSK

Hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në FSK
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shtator 2024, 16:07

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar të gjithë të rinjtë e të rejat e Republikës së Kosovës, nga mosha 18-25 vjeç, se nga sot, data 9 shtator deri më 8 tetor 2024, është hapur konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK)

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, duke plotësuar formularin e publikuar https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply .

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë thirrje për aplikim, teksa ka thënë se është mundësi për t’i shërbyer atdheut.

“Si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjersa i shërbeni atdheut do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurtë të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar ai./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika