Kryesuesi i Këshillit Prokurial të Kosovës, Arian Hajdaraj, në një konferencë për media ka thënë se asnjë anëtarë i KPK-së, nuk është kërcënuar.
Kryesuesi i KPK-së, Hajdaraj: Presidentja është keqinformuar për kërcënimet ndaj KPK-së

Ky deklarim i tij erdhi pas sipas tij, presidentja e vendit ka deklaruar se anëtarët e KPK-së, janë kërcënuar.
“Ne ritheksojmë se asnjë nuk është kërcënuar, dhe se presidentja mund të jetë keqinformuar. Bëjmë thirrje presidentes, qeverisë dhe çdo institucioni tjetër të mos ndërhyjnë në punën e sistemit prokurorial, dhe të respektojnë pavarësinë institucionale dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre në funksionimin e Këshillit”, tha ai para mediave. /Telegrafi
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Haxhiu: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë kriminelët që po i strehon

Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijetuarve të dhunës

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

