- Reklama -

GAP: Kryetarët e komunave kanë përmbushur 51% të premtimeve

Instituti GAP, në platformën elektronike “Lëtërnjofimi i Komunave”, ka publikuar vlerësimin përfundimtar rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave të Kosovës, për mandatin 2021-2025.

GAP ka vlerësuar gjithsej 1 mijë e 815 premtime nga 27 kryetarë të komunave. Prej këtyre premtimeve, 51% apo 918 prej tyre janë përmbushur. 234 premtime rezultojnë si gjysmë të përmbushura, ndërsa 281 si të filluara.

- Reklama -

Bazuar në raportin e GAP-it, 382 premtime të kryetarëve aktualë nuk kanë filluar të zbatohen fare.

“Sipas fushave, më së shumti janë përmbushur premtimet në shëndetësi (66%), arsim (63%), administratë (58%) dhe në fushën sociale (55%). Ndërsa, më së paku janë përmbushur premtimet në urbanizëm (34%), infrastrukturë (37%) dhe shërbime publike (41%)”, thuhet në njoftimin e GAP-it.

GAP-i ka njoftuar se në krahasim me mandatet e kaluara, ky i fundit kishte më së shumti premtime të dhëna gjatë zgjedhjeve.

“Në mandatin 2007–2009 janë dhënë 129 premtime, në mandatin 2009–2013 janë dhënë 530 premtime, në mandatin 2017–2021 janë dhënë 930 premtime, ndërsa në këtë mandat janë monitoruar dhe vlerësuar 1,815 premtime”, thuhet tutje në komunikatën e GAP-it.

GAP-i nuk ka evidentuar asnjë premtim në 10 komunat e banuara me shumicë serbe dhe në Komunën e Mamushës, për shkak se kryetarët e këtyre komunave nuk kanë dhënë premtime.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, sipas GAP-it, ka përmbushur 73 nga 206 premtime. Rama ka 37 premtime gjysmë të përmbushura, 37 të filluara dhe 59 të pafilluara.

Shaqir Totaj i Prizrenit ka përmbushur 42 nga 78 premtime. 10 i ka gjysmë të përmbushura, 14 të filluara dhe 12 nuk kanë filluar fare.

39 nga 69 premtime, sipas GAP-it, i ka përmbushur Agim Aliu i Ferizajt. 9 premtime i ka gjysmë të përmbushura, 8 të filluara kurse 13 nuk i ka filluar fare.

Bedri Hamza në Mitrovicë të Jugut rezulton se i ka përmbushur 72 nga 123 premtime. 14 i ka gjysmë të përmbushura, aq sa ka edhe të filluara. Ndërsa, 23 premtime tjera nuk kanë filluar fare së zbatuari.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, del se i ka përmbushur 55 nga 109 premtime të dhëna. 14 i ka gjysmë të përmbushura, 17 të filluara kurse 23 nuk i ka filluar ende.

Ardian Gjini, në Gjakovë ka përmbushur 19 nga 35 premtime. 5 i ka gjysmë të përmbushura, 3 të filluara kurse 8 nuk i ka filluar ende.

14 nga 25 premtime i ka përmbushur Gazmend Muhaxheri i Pejës. 2 i ka gjysmë të përmbushura, 5 të filluara kurse 4 nuk kanë filluar fare.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort