Valmir Elezi, zëdhënësi për media i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka folur për aplikimin për akreditimin e mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Elezi i KQZ-së: Kemi dhjetëra aplikime për akreditim të mediave të vendit dhe ndërkombëtare

Ai ka thënë se ka interes goxha të shtuar si nga mediat vendore dhe ato ndërkombëtare.
“Aktualisht është duke vazhduar periudha për aplikimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare për të përcjellur nga afër zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare përfundon më 4 shkurt 2025. Deri tani mund të themi se kemi pranuar dhjetëra aplikime, nga mediat si nga vendi, rajoni dhe shtete të ndryshme”, ka thënë Elezi për KP.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

