Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, në seancën ku po shqyrtohet buxheti i vitit 2026 ka thënë se nuk do ta përkrahin atë.
Edhe LDK-ja s’e mbështet buxhetin, kërkon që amendamentet t’i hidhen në votim edhe në seancë

Por ajo ka kërkuar që 21 amendamentet e saj, që nuk e morën përkrahjen e shumicës parlamentare në Komisionin për buxhet, të hidhen në votim edhe në seancë.
“Amendamentet tona adresojnë probleme reale, të qytetarëve, kanë të bëjnë me arsimin, kanë të bëjnë me shëndetësinë, kanë të bëjnë me investimet kapitale, kanë të bëjnë me rrjetin e digjitalizimit dhe të energjisë andaj ju bëjmë thirrje që t’i vendosni në votim”, është shprehur Lushaku./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

