Xhudistja kosovare Distria Krasniqi do ta nisë garën e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024” të dielën. Ajo paraqitet në Paris nën petkun e kampiones olimpike dhe ka synim të përsërisë suksesin e saj të mëparshëm.
Në prag të sfidës së saj të parë, Distria ka theksuar se pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është ëndrra e çdo sportisti.
“Është një ndjenjë e veçantë; ëndrra e çdo sportisti është të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Pas triumfit në Tokio, ne shkojmë në Paris me presion të shtuar dhe ndoshta të tjerët kanë pritshmëri më të larta nga ne,” ka thënë ajo për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.





