- Reklama -

Deklaratat e Abdixhikut, Haradinajt dhe Krasniqit pas takimit me Osmanin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përfunduar takimin me liderët e partive politike parlamentare.

Takimi i presidentes Osmani me liderët partiakë zgjati rreth dy orë, ndërsa janë diskutuar modalitetet se si të dilet nga situata, pasi Qeveria Kurti nuk mori votat e nevojshme në seancën e së dielës.

- Reklama -

Lideri i Lëvizjes, Albin Kurti pas takimit me Osmanin nuk u prononcua për media.

Ai duke dalë nga ndërtesa e Kuvendit tha shkurt “Kushtetuta dhe ligjet janë të qarta”.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas përfundimit të takimit me të parën e shtetit tha se askush nuk mund ta formojë shumicën parlamentare.

“Nga ky takim u bë e qartë se askush nuk mund ta formojë shumicën parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale”, tha Krasniqi, raporton Telegrafi.

“Kjo situatë nuk duhet të shtyhet, pasi kemi miratimin e buxhetit, miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, specifikisht siç është plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor”, tha tutje ai.

Ndërkaq, edhe i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se shumica e partive janë shprehur se nuk mund të formojnë shumicë parlamentare.

Ai theksoi pas takimit se tani i takon presidentes deri të mërkurën më 5 nëntor të përcaktojë se a ka ndonjë parti shumicë parlamentare apo nuk ka.

“…Tani kërkohet një fazë kalimtare për krizë por është e pamundur, sa më parë që organizohen zgjedhjet i shmangim krizat… Në këtë takim u bë e qartë nga përfaqësuesit e partive se nuk ka shumicë parlamentare… Rrjedhimisht tani i takon presidentes deri të mërkurën më 5 nëntor të përcaktojë se a ka shumicë a nuk ka shumicë. Pati pretendime nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje se ndoshta duhet provuar edhe njëherë, por shumica e partive politike ishin të qartë se nuk ka shumicë”, tha ai.

I ngjashëm ishte edhe qëndrimi i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se më 5 nëntor pritet që të kumtohet data për zgjedhje të jashtëzakonshme Parlamentare, derisa shpreson që më 7 dhjetor qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit.

“Në takimin e sotëm, Presidentja kërkoi na ne që të kemi shumicën parlamentare dhe kërkoi nga ne që të gjejmë zgjidhje të përkohshme për çështjen e buxhetit dhe në realitetin e tashmë që kemi në vend, po ndodhin Zgjedhjet Parlamentare”, tha Haradinaj, raporton Telegrafi.

“Deputeti (Albin Kurti) që kishte shumicën parlamentare nuk arriti të formonte qeverinë dhe kërkoi disa ditë shtesë, por nuk është kërkesë serioze”. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort